Kroaci, rritet numri i viktimave nga COVID-19
April 30, 2020
Qendra kroate e Mbrojtjes Civile deklaroi se në 24 orët e kaluara, dy persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri, si edhe janë shfaqur 14 raste të reja infektimi, ndërkohë që deri tani 1 348 konsiderohen të shëruar.
“Me shifrat e 24 orëve të fundit, numrin i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 2 076 dhe i të vdekurve në 69”, tha ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh.
Deri më tani, 261 pacientë janë të shtruar në spitalë, ndër të cilët 20 me respiratorë, që është tetë më pak se dje. 559 persona janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali, ose tetë më shumë se dje.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments