×
Friday, October 22, 2021

Kriza në Afganistan, Erdogan kërkon të ndalë eksodin e refugjatëve, nisin masat në kufirin me Iranin

August 15, 2021

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërkon që situata në Afganistan të stabilizohet në mënyrë që të mos ketë valë të re refugjatësh.

Ai ka biseduar me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan që të ndihmohet në stabilizimin e Afganistanit që me shumë gjasa ditën e nesërme do të ketë qeverinë e talebanëve.

Gjithmonë Turqia ka vuajtur nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe të Largët të cilat gjithmonë kanë sjellë vala të fuqishme emigrimi që kanë kaluar nga Anadolli.

Turqia i frikësohet një eksodi afgan që kalon nëpërmjet Iranit dhe për këtë po merr masa në kufi.

“Ss terroristët dhe as emigrantët e paligjshëm nuk mund të hyjnë në vendin tonë ndërsa ne jemi këtu”,- ka paralajmëruar Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Eunews.al

Comments are closed.