×
Tuesday, December 16, 2025

Krifca: Pika e grumbullimit në Lushnjë rrit standardin e eksporteve bujqësore

March 5, 2022


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim me drejtues e punonjës të një prej pikave të grumbullimit në Lushnjë, që e ka rritur shërbimin e standardin për produktet bujqësore që eksporton, falë punës së palodhur e dedikimit për sukses, por dhe prej përfitimeve nga programet e mbështetjes.Pikat e grumbullimit në Lushnjë kanë një ndikim të padiskutueshëm në rritjen e prodhimit bujqësor të zonës dhe shtimin e eksporteve të produkteve bujqësore.“Folëm për zinxhirin prodhues të mijëra fermerëve që shesin në Lushnjë, eksportin, dhe ndikimin e krizës botërore në tregjet ndërkombëtare”, u shpreh Krifca, teksa vuri në dukje se, “puna vazhdon me ritëm, e pa ndalur”.Pika e grumbullimit në Lushnjë, falë mbështetjes nga programi i granteve synon të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.

Gjithçka nisi nga një magazinë e thjeshtë grumbullimi dhe falë përkushtimit dhe mbështetjes financiare të qeverisë dhe fondeve nga programi i BE-së IPARD II, sot pika e grumbullimit, ka arritur të ketë një strukturë moderne, me standarde të larta dhe eksporton prodhime bujqësore të freskëta në tregjet europiane, mbi bazën e kontratave të parapërcaktuara.

Kjo pikë grumbullimi, shtrihet në një sipërfaqe prej 1540 m2, me volum prej 9200 m3, ku bëhet grumbullimi, seleksionimi, kalibrimi, ambalazhimi dhe tregtimi i fruta-perimeve të freskëta për eksport.




Comments are closed.