Krifca: Gjatë 2022, rritje e volumeve tregtare bujqësore me Ballkanin Perëndimor



Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po merr pjesë në Forumin Global të Bujqësisë, organizuar në Berlin.
Në një postim në rrjetet sociale, Krifca u shpreh se, “gjatë 2022 kemi pasur rezultate të shkëlqyera në rritjen e volumeve tregtare bujqësore në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezultate për të cilat kemi punuar fort duke intensifikuar marrëdhëniet mes Ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor pjesë e Grupit të Përhershëm të Punës (SWG) për Zhvillim Rajonal në Vendet e Evropës Juglindore”.
“Ky grup ka marrë vëmendje të veçantë nga partnerët gjermanë dhe Komisioni Evropian të cilët ndërveprojnë me ne në mënyrë konstruktive për të shtyrë përpara axhendën e integrimit në BE në bujqësi”, theksoi Krifca.
“Për të intensifikuar më tej marrëdhëniet diskutuam me ministrat politikat bujqësore në sesionet paralele të Forumit Global të Bujqësisë”, nënvizoi Krifca.
