×
Thursday, December 7, 2023

Kreu i OBSH falenderon Kryeministrin Rama

March 30, 2021


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus falenderoi Kryeministrin Rama në një “tweet” të publikuar pak minuta më parë. Reagimi i OBSH vjen pasi Rama, së bashku me 22 lidera të tjerë shtetesh, mes tyre Johnson, Merkel, Macron dhe Draghi, shpallën një Traktat Ndërkombëtar për Pandeminë. Nisma e 23 liderave synon të krijojë një strukturë mbarëbotërore, që do të shërbejë për të bashkërenduar përpjekjet në luftimin e Covid-19 dhe do të parandalojë pandemi të tjera në të ardhmen. “Pandemia COVID-19 na tregoi pse duhet të veprojmë të bashkuar për një arkitekturë shëndetësore ndërkombëtare më të forte. Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Asokohe, fill pas rrënimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën bashkë për ndërtuar një sistem shumëpalësh”, shkruhet në tekstin e Traktatit.

Reagimi i zotit Ghebreyesus vjen teksa ne Shqiperi ka nisur nje fushate vaksinimi masiv, me 15-20 mije te vaksinuar ne dite ne “Sheshin Skenderbej” dhe “Air Albania” ne Tirane, si dhe ne qytetet e tjera te mëdha te vendit.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments