×
Friday, March 29, 2024

KPP dhe Universiteti i Tiranës nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Myzyri: Synohet krijimi i një platformë të qëndrueshme zhvillimi profesional

June 9, 2021


Komisioni i Prokurimit Publik dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për përforcimin e njohurive, nëpërmjet një cikli trajnimesh dhe konsultimesh për stafin e Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe zbatimin e politikave të përbashkëta për rekrutimin e studentëve ekselentë në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua në përfundim të punës së nisur rreth 9 muaj më parë.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri theksoi se kjo marrëveshje vjen jo vetëm si një plotësim i rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë me anë të Rezolutës së 3 qershorit 2021, por edhe si plotësim i një prej objektivave tepër të rëndësishëm të vendosur nga KPP-ja.

“Me anë të kësaj marrëveshje synohet të krijohet një platformë e qëndrueshme zhvillimi profesional, fillestar dhe periodik për punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik, edhe në nivel Master në fushën e prokurimeve”, tha Myzyri.

Sipas kreut të KPP, Myzyri në të ardhmen është e nevojshme ndërhyrja në legjislacion, ku vetëm zyrtarët që disponojnë Master të jenë nëpunës në fushën e prokurimeve.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij vlerësoi impenjimin e kryetarit të KPP-së për gjithë vullnetin e tij të veçantë kundrejt bashkëpunimit institucional, rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes studiuesve dhe pedagogëve të universitetit të Tiranës dhe punonjësve të KPP-së.

Sipas rektorit Hoxha kjo marrëveshje është një mundësi e mir për studentet e universitetit të Tiranës për kryerjen e praktikës mësimore dhe intershipeve pranë Komisionit të Prokurimit Publik.



Comments are closed.