×
Friday, October 11, 2024

Kovaçevski: Franca është e përkushtuar ndaj perspektivës europiane të Maqedonisë së Veriut

May 18, 2022


Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, me të cilin u pajtuan se nuk ka kohë për të humbur dhe theksoi se vonesa e mëtejshme në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, mund të ketë pasoja të rënda për rajonin dhe më gjërë, dhe më këtë rast hapen dyert e ndikimit më të të madh të vendeve të treta të rajonit.

Në kohë të njëjtë, ata theksuan se çështja e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor e bën atë një çështje serioze të sigurisë, informojnë nga shërbimi për shtyp të qeverisë.

Me këtë rast Kovaçevski theksoi dialogun intensiv politik në vitet e fundit dhe angazhimin e presidentit Makron dhe Republikës së Francës në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut. Poashtu u bisedua edhe për marrëdhëniet dypalëshe, me vlerësimin se miqësia tradicionale mes dy vendeve është pasuruar me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili vitin e kaluar mori një kapitull të ri me hyrjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Kovaçevski e uroi Makronin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale dhe i uroi atij një mandat të dytë të suksesshëm si kreu i shtetit. Ai uroi gjithashtu zgjedhjen e kryeministres së Republikës së Francës, Elizabeth Bourne dhe theksoi se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 29 vjet më parë, të dy vendet kanë zhvilluar marrëdhënie të forta dypalëshe.




Comments are closed.