Kosova e Britania thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
May 17, 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Forcave të Armatosura britanike, Leo Docherty kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.
Marrëveshja, e cila do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përfshin koordinimin për mbështetjen e integrimit të Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është mirënjohëse ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.







