×
Wednesday, September 11, 2024

Koronavisursi, Polonia injekton fonde shtesë në ekonomi

April 8, 2020


Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, njoftoi sot masa të reja mbështetëse për ekonominë, me injektimin e fondeve që arrijnë në 100 miliardë zlotys, ekuivalente me 22 miliardë euro ose 4,5% të PBB-së .

“Mikrobizneset do të marrin rreth një të katërtën e kësaj shume, gjysma do të shkojë për të punësuarit “deri në 250 persona) dhe një e katërta për ndërmarrjet e mëdha polake që paguajnë taksat e tyre në vend”, tha kryeministri.

Nga këto fonde, 60% do të jenë ndihmë e parimbursueshme, ndërkohë që Morawiecki përmendi mundësinë e rritjes së kësaj norme deri në 75%.

Qëllimi kryesor i masave të reja mbështetëse është të sigurojnë rrjedhshmërinë financiare të bizneseve, të ardhurat e të cilave kohët e fundit kanë rënë me të paktën 25 %.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments