×
Tuesday, February 27, 2024

Koronavirusi, vijon lehtësimi i masave kufizuese në Europë

May 25, 2020


Qeveritë evropiane më 25 maj filluan fazën e re të lehtësimit të masave kundër pandemisë, pasi numri i të infektuarve të rinj po vazhdon të bjere.

Në Gjermani dhe Çeki janë hapur restoranet, pasi më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura, kryesisht në terraca.

Spanja do të fillojë heqjen e masave të izolimit në Madrid dhe Barcelonë, raproton BBC.

Sipas rregullave të reja, njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në grupe deri në 10 persona. Parqet do të rihapen dhe disa muze do të lejojnë një numër të kufizuar vizitorësh.

Njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në publik dhe në ndërtesa ku distancimi fizik është i pamundur.

Spanja ka mbajtur në fuqi masat më të rrepta të izolimit në botë. Në këtë vend janë shënuar më shumë se 28 mijë vdekje nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments