×
Wednesday, December 11, 2024

Koronavirusi, Spanja zgjat gjendjen e gatishmërisë deri më 21 qershor

June 3, 2020


Parlamenti spanjoll do të votojë sot një zgjatje të fundit, deri më 21 qershor, të gjendjes së gatishmërisë për të luftuar pandeminë, me kërkesën e kryeministrit Pedro Sanchez.

Pa patur një shumicë absolute në parlament, Sanchez ka siguruar votat e disa partive të vogla për ta kaluar këtë masë të jashtëzakonshme.

E vendosur më 14 mars, kur epidemia sapo ishte shfaqur në Spanjë, gjendja e gatishmërisë është rinovuar pesë herë që nga ajo kohë, duke krijuar një prej kufizimeve më të rrepta në botë.

Edhe pse pandemia është në zhdukje në Spanjë, me vetëm 30 vdekje në javë, qeveria konsideron se është thelbësore të ruhet një gjendje gatishmërie deri në fund të qershorit-fillimit të korrikut, kur kryeministri planifikon të mirëpresë turistët e huaj në vend.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments