×
E diel, 25 Tetor, 2020

Koronavirusi, Spanja heq gjendjen e jashtëzakonshme

21 Qershor, 2020

Spanja hoqi sot situatën e saj të gjatë të jashtëzakonshme, të imponuar për të zvogëluar njërin prej shpërthimeve më të këqija në Europë të koronavirusit.

Vendi ka regjistruar një numër vdekjesh më shumë se 28 000 dhe më shumë se 245 000 infeksione.

Pas 14 javësh në shtëpi, spanjollët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin, jashtë krahinës ku ata jetojnë.

Që nga e diela, turistët nga vendet e Schengenit mund të hyjnë në vend, ndërkohë që  udhëtarët e tjerë do të lejohen që nga 1 korriku.

Ky është një hap i madh për Spanjën, ku turizmi është një sektor kryesor ekonomik, duke përbërë më shumë se 12% të PBB-së.

Në shkallë vendi, shumica e shkollave janë ende të mbyllura.

Futbolli, tani për tani, do të ndiqet nga shtëpia, pasi Ligë e Parë dhe e Dytë do të luhet pa tifozë.

Muzetë, sallat e koncerteve, kinematë, kafenetë dhe restorantet përballen me kufizime në numrin e të pranishmëve.

Maska duhet të vishen në transportin publik, aeroplanë dhe dyqane dhe kushdo që kundërshton këto rregulla mund të gjobitet deri në 100 euro (111 dollarë).

Qeveria po u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen, pasi jeta nuk ka të ngjarë të kthehet si më parë, derisa të gjendet një vaksinë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për