Koronavirusi, shënohen mbi 11 milionë të infektuar në mbarë botën
July 3, 2020



Mbi 11 milionë persona janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën.
Shteti me më shumë të infektuar në mbarë botën deri tashmë është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Spanja, Peruja, Kili, Mbretëria e Bashkuar etj.
Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 deri tani në të gjithë globin 11 058 616 individë.
Numri i të vdekurve nga virusi në të gjithë botën deri tashmë ka shkuar 525 431 persona. Ndërsa, të shëruar nga koronavirusi deri tani janë shënuar 6 191 840 njerëz.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments