×
Friday, September 13, 2024

Koronavirusi, shënohen 4 viktima dhe 119 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

July 21, 2020


Në Shqipëri janë regjistruar 119 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4290 dhe numri i të vdekurve në 117.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2397 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 36388 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments