×
Wednesday, December 11, 2024

Koronavirusi, SHBA-ja pezullon udhëtimet nga Brazili

May 25, 2020


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë në botë të infektuarve me koronavirusin e ri, gjithsej 363,211.

Deri më tani janë shënuar 22 mijë viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se kufizimet në udhëtim do të ndihmonin që personat e infektuar të mos hyjnë në SHBA.

“Vendimi do të ndihmojë që shtetasit e huaj që kanë qenë në Brazil të mos bëhen burim i infeksioneve shtesë në vendin tonë”, tha sekretarja i shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Kufizimi nuk do të ndikojë në tregtinë midis dy vendeve.

Ndalimi i udhëtimit nuk do të zbatohet për shtetasit e SHBA-së.

“Potenciali për transmetimin e virusit nga persona të infektuar që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Brazili kërcënon sigurinë e sistemit tonë të transportit dhe infrastrukturës si dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në vendim.

SHBA-ja aktualisht është vendi më i goditur në botë nga pandemia me mbi 1.6 milion raste të infektuarve dhe mbi 97 mijë viktima.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments