×
Sunday, March 7, 2021

Koronavirusi, nga e enjtja ndalohet qarkullimi në Britani

October 31, 2020

Për javë të tëra, Kryeministri i Britanisë Boris Johnson i rezistoi thirrjeve në rritje për të marrë vendim për një bllokim në nivel kombëtar për shkak të rritjes të pakontrolluar së rasteve me koronavirus. Ai kishte thënë se një mbyllje e vendit për herë të dytë këtë vit, do të ishte një “katastrofë”.

Por udhëheqësi britanik u shfaq i gatshëm të shtunën për t’u bashkuar me homologët e tij në Francë, Gjermani e Belgjikë, me qëllimin për të mbyllur të gjithë vendin. Kufizimet e reja në nivel kombëtar mund të vendosen në Angli javën që vjen. Uellsi njoftoi javën e kaluar vendosjen e ndalim-qarkullimit. Udhëheqësit skocezë thanë se ditët e ardhshme do të jenë kritike për Skocinë për të shmangur një bllokim në veri të kufirit me Anglinë.

Një model i pandemisë sugjeron se një me qasje bllokuese rajonale, infeksionet ditore në Angli do të shkonin nga 12 në 13 mijë. Shifrat aktuale janë më shumë se 4 herë më të larta, me raste të konfirmuara ditore nga 43 në 74 mijë të infektuar.

Numri i vdekjeve brenda një dite si pasojë e COVID-19 po i afrohet të 200 rasteve, dyfishi i nivelit të parashikuar sipas skenarit më të keq. Të premten, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive dhe këshilltari i qeverisë Jeremy Farrar shkruante në Twitter se për të vënë nën kontroll koronavirusin “duhet të veprojmë tani”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në mesjavë se “vendosja me forcë e frenave” ishte e domosdoshme.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të mërkurën se ndalim-qarkullimi do të hyjë në fuqi më 2 nëntor e do të zgjasë deri më 30 nëntor. Ajo tha se aktualisht sistemi shëndetësor i Gjermanisë “ende mund të përballet” me rastet aktuale, por “me këtë shpejtësi të përhapjes së infeksioneve brenda disa javësh spitalet do të tejmbushen”.

Deri më tani Italia nuk ka marrë vendim për një bllokim kombëtar, por urdhrat lidhur me pandeminë janë ashpërsuar, duke nxitur protesta të dhunshme në Milano, Torino, Napoli e Romë. Të enjten udhëheqësit e Bashkimit Evropian u zotuan të bashkëpunojnë me shpresën për të shmangur mbylljet e kufijve që u vunë re në fillim të këtij viti kur pandemia goditi për herë të parë kontinentin.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për