×
Monday, December 9, 2024

Koronavirusi, Kancelari Austrisë: Mbështetja e BE-së duhet të jetë në kredi, jo ndihma

May 19, 2020


Mbështetja e BE për vendet më të prekura nga koronavirusi duhet të rezultojë në “kredi, dhe jo në ndihma”, deklaroi  kancelari austriak teksa komentoi propozimin e nisur nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për fondin e rimëkëmbjes prej 500 miliardësh.

Edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përshëndeti propozimin konstruktiv të bërë nga Franca dhe Gjermania për rimëkëmbjen e ekonomisë europiane pas koronavirusit.

“Plani franko-gjerman e njeh madhësinë e sfidës ekonomike me të cilën po përballet Europa dhe me të drejtë thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje që ka në qendër të përparësive buxhetin europian”, shtoi von der Leyen.  

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments