×
Friday, March 29, 2024

Koronavirusi, Italia hap kufijtë për turistët

June 3, 2020


Derisa Europa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.

Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme.

“Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri”, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave.

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë.

Vendi po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe 33.500 vdekje.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments