×
Monday, February 26, 2024

Koronavirusi, Greqia do të vijojë të mbajë izoluar kampet e migrantëve

May 10, 2020


Greqia do të mbajë nën izolim kampet e migrantëve deri më 21 maj.

Masa ishte paraparë të shfuqizohej të hënën, por autoritetet greke thanë se izolimi do të vazhdojë të jetë në fuqi.

“Masat kundër koronavirusit për ata që jetojnë në kampe migrantësh dhe në qendrat e pritjes në Greqi janë zgjatur deri më 21 maj”, tha ministria e Migracionit dhe Azilit përmes një deklarate.

Greqia ka filluar lehtësimin e masave të izolimit mbarëkombëtar para gjashtë ditësh.

Ministria nuk njoftoi pse ishte vendosur që kampet të mbesin të izoluara.

Në Greqi janë të regjistruar rreth 2.710 raste me koronavirusin e ri dhe 151 vdekje.

Deri më tani, sipas autoriteteve nuk ka pasur raste të koronavirusit në kampet e ishullit të Egjeut.

Sipas Kombeve të Bashkuara numri i përgjithshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve në Greqi është rreth 120,000.

Qeveria greke ka premtuar se do të transferojë nga ishujt mijëra migrantë dhe azilkërkues, me qëllim të shmangjes së mbipopullimit në kampe.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments