×
Thursday, June 1, 2023

Koronavirusi, Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik

May 12, 2020



Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19

Ky vendim i jep fuqinë qeverisë franceze për të zbatuar masa për të shmangur një valë të dytë të Covid-19.  Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 17 marsi, shkruan CNN. Ligji i jep shtetit fuqinë për të zbatuar masa si kufizimin e udhëtimit brenda 100 kilometrave nga shtëpia, duke e bërë të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave.

Projekt-ligji kaloi në parlament këtë fundjavë dhe u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese të hënën e 11 majit. Gjykata hoqi disa dispozita, të tilla si lejimi i qeverisë për të mandatuar karantinën për udhëtarët jashtë shtetit pa urdhrin e gjykatësit. Ai gjithashtu përforcoi mbrojtjet e intimitetit rreth të dhënave personale që do të mblidheshin në një sistem gjurmimi që ende nuk është zhvilluar. Franca ka raportuar 177,547 raste totale me Covid-19 dhe 26,646 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments