×
Sunday, March 23, 2025

Koronavirusi, Franca anulon paradën ushtarake për 14 Korrikun

June 4, 2020


Asnjë paradë ushtarake nuk do të zhvillohet me 14 Korrik në Paris, bën të ditur qeveria franceze.

Ceremonia simbolike e Francës, e cila çdo vit feston Ditën Kombëtare me Revolucionin e 1789-ës me një procesion imponues ushtarak përgjatë rrugës në Champs Elysées, midis Harkut të Triumfi dhe Place de la Concorde do të zëvendësohen këtë vit nga një ceremoni në përputhje me kërkesat shëndetësore të vendosura nga luftën kundër koronavirusit.

Në Francën e goditur rëndë nga ”armiku” i padukshëm, me dhjetëra mijëra vdekje, koronavirusi pati efekte shkatërruese në ekonominë e dytë të BE.

”Në këto rrethana të jashtëzakonshme do të vijnë festimet e 14 Korrikut, që do të ndryshojnë duke ulur numurin e pjesëmarrësve në 2 000 dhe në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror”, saktëson Elysée. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments