Koronavirusi, Europa fillon heqjen graduale të kufizimit më 4 maj
Duke nisur nga e hëna do të nisë lehtësimi i masave të COVID-19, në shumicën e vendeve Evropiane. Në Itali, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë familjet e tyre dhe të bashkohen në numër të kufizuar.
Do të hapen parqet, sektori i prodhimit, ndertimit dhe tregëtia me shumicë, por nën rregulla strikte distancimi. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa lëvizjet brënda komunave do të jenë të kufizuara.
Në Spanjë, parukeritë do të kenë mundësi të marrin klientë individualisht, ndërsa baret dhe restorantet do të kenë të drejtë vetëm të shesin. Në Gjermani, ku shumica e dyqaneve janë hapur që prej 20 prillit, ditën e hënë do të hapen shkollat për disa lëndë. Maska janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane.
Lehtësime të masave do të ketë dhe në Belgjikë, Portugali, Slloveni, Poloni, Kroaci, Serbi e Greqi, ku do të hapen më shumë biznese dhe qytetarët do të kenë më shumë liri për të dalë. Vendet që i kanë lehtësuar më herët masat, janë Danimarka dhe Norvegjia, ku tashmë janë hapur dhe shkollat.
Eunews.al