Koronavirusi, Draghi: Po përballemi me një luftë dhe duhet të mobilizohemi në përputhje me rrethanat
Ish-numri një i Bankës Qëndrore Europiane në një interviste për Fiancial Times deklaron se sfidat dhe rrethanat të cilat qeveritë po përballen nga pndemia e koronavirusit është një tragjedi njerëzore me përmasa të mëdha.
Shumë njerëz sot po jetojnë me frike ndaj jetës ose po vajtojnë të dashurit e tyre. Vendimet që po merren nga qeveritë për të parandaluar sistemet shëndetësore që të mos mbingarkohen janë të guximshme dhe të domosdoshme. Ata duhet të mbështeten u shpreh Draghi.
Por këto vendime sipas tij kanë gjithashtu një kosto të madhe ekonomike, ti cilat jane të pashmangshme.
“Ndërsa po përballemi me humbje jete ekonomia po përkeqësohen. Po futemi në recesion te thellë.
Sfida e momenti është se si të veprojmë me forcë dhe shpejtësi për të parandaluar recesionin. Tashmë është e qartë se përgjigjja duhet të përfshijë një rritje të konsiderueshme të borxhit publik. Humbja e të ardhurave të sektorit privat – dhe çdo borxh i ngritur për emergjencen duhet te vihen në bilancet e qeverive. Pra borxhit publik do të rritet.
Shteti, ne keto raste, duhet të mbroi qytetarët dhe ekonominë nga emergjenca për të cilat sektori privat nuk është përgjegjës dhe nuk mund t’i thithë. Shtetet gjithmonë e kanë bërë këtë përballë urgjencave kombëtare. Historia na tregon qe luftërat u financuan nga rritja e borxhit publik. Gjatë luftës së parë botërore, në Itali dhe Gjermani midis 6 dhe 15 % të shpenzimeve të luftës në terma realë u financuan nga taksat. Në Austro-Hungari, Rusi dhe Francë, asnjë nga kostot e vazhdueshme të luftës nuk u pagua nga taksat”, deklaroi Graghi.
Pyetja kryesore është si duhet përdoret bilancit në mënyre sa me eficent. Prioriteti nuk duhet të jetë vetëm sigurimi i të ardhurave themelore për ata që humbasin punën. Duhet së pari të mbrojmë njerëzit nga humbja punës. Nëse nuk e bëjmë, do të dalim nga kjo krizë me punësim dhe kapacitet të ulët i cili do të zgjasi përgjithmonë, pasi familjet dhe kompanitë përpiqen të rregullojnë bilancet e tyre dhe të rindërtojnë.
Mbrojtja e punësimit dhe aftësia prodhuese në kete kohë kërkon mbështetje të menjëhershme sidomos të likuiditetit. Kjo është thelbësore për të gjitha bizneset për të mbuluar shpenzimet e tyre gjatë krizës, qofshin ato korporata të mëdha apo edhe më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme si edhe sipërmarrës të vetëpunësuar. Disa qeveri kanë prezantuar tashmë masa për të kanalizuar likuiditetin tek bizneset në vështirësi. Por nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse.
Ndërsa shtetet europiane kanë struktura të ndryshme financiare dhe industrial per krizat ekonomike por e vetmja mënyrë efektive për të dalë nga krizë është mobilizimi i plotë i të gjithë sistemeve financiare: tregjet e obligacioneve, kryesisht për korporatat e mëdha, sistemet bankare dhe në disa vende madje edhe ato postare. Kjo duhet të bëhet menjëherë, duke shmangur vonesat burokratike. Bankat në veçanti mund të krijojnë para menjëherë duke lejuar mbitërheqje ose hapjen e lehtësirave të kredisë. Gjithashtu bankat duhet të huazojnë me shpejtësi fondet me kosto zero për kompanitë.
Kompanitë mund të jenë akoma në gjendje ti qendrojne krizës por për një periudhë të shkurtër, dhe të rrisin borxhin për ta mbajtur stafin e tyre në punë.
Humbjet e tyre të akumuluara rrezikojnë të dëmtojnë aftësinë për të investuar më pas. Nëse shpërthimi i virusit dhe mbylljet e lidhura me të do të zgjasin, bizneset mund te jetojne vetëm nëse borxhi gjatë asaj kohe përfundimisht anullohet.
Nivelet e borxhit publik normalisht qe do të rriten. Por cila mund te jete alternativa – një shkatërrim i përhershëm i kapacitetit prodhues dhe i bazës fiskale – do të ishte shumë më e dëmshme për ekonominë.
Në disa aspekte, Europa është e pajisur për t’u marrë me këtë tronditje të jashtëzakonshme. Ajo ka një strukturë financiare grumbulluese të aftë për të kanalizuar fondet në çdo pjese të ekonomisë që i duhen. Shpejtësia është absolutisht thelbësore për efektivitetin.
Eunews.al
Eunews.al