×
Wednesday, September 11, 2024

Koronavirusi/Austria tashmë e gatshme për të kaluar në fazën e dytë të koronavirusit, “Rihapja e dyqaneve pas Pashkëve”

April 7, 2020


Ndërkohë që e gjithë Evropa vazhdon të ndodhet në një situatë kritike për sa i përket numrit të vdekjeve nga Covid-19, qeveritë mbeten të rezervuara në lidhje me kohën kur lehtësimet do të hiqen. Megjithëkëtë në një njoftim të bërë nga kancelari Sebastian Kurz, duket se Austria është e gatshme të kalojë në fazën e dytë shumë shpejt.  Sipas këtij njoftimi qeveria austriake do të fillojë të lehtësojë kufizimet e vendosura për Koronavirus pas Pashkëve kur do të jenë në gjendje të rihapin disa biznese nga 14 Prill me kushtin që ata të respektojnë në mënyrë rigoroze masat e ndarjes fizike midis individëve.

Ky njoftimi vjen pas faktit që për një javë Austria ka regjistruar një ngadalësim të rasteve të infektimit, të cilat në vend janë 12.058 (nga 8.8 milion banorë) me një numër vdekjesh prej 204 qytetarësh. Sipas planit të paraqitur për fazën dy nga kancelari, “në 1 maj të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe parukeritë do të jenë në gjendje të rihapen ndërsa hotelet dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit. Kufizimet e lëvizjes do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të prillit, shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit.”

Sipas qeverisë austriake, “Reagimi i shpejtë i mbylljes tani na jep një mundësi për të dalë më shpejt nga kriza,” por shtoi Kurz “vetëm nëse vazhdojmë të ndjekim masat e marra dhe të mbetemi të bashkuar siç kemi qenë“. Kujtojmë që Vjena vendosi izolim të popullsisë dhe mbyllje të dyqaneve jo thelbësore më 15 mars. Kjo ka qenë dhe arsyeja që sipas Kurz ” shmangëm më të keqen,” por nuk nguroi të theksojë se megjithatë “Java e Pashkëve do të jetë vendimtare” për të vlerësuar nëse do të jetë e mundur të vazhdohet me zbutjen progresive të kufizimeve. Ende nuk është e qartë nëse virusi, edhe në prani të sinjaleve pozitive, mund të kthehet të manifestohet pasi të jenë hequr kufizimet.

Pavarësisht heqjes së disa kufizimeve ajo që kancelari austriak thekson është se “Maskat mbrojtëse, e cila tani është e detyrueshme në supermarkete, do të bëhet e tillë edhe në transportin publik, ashtu si distancimi dhe praktikat e tjera kundër përhapjes së epidemisë do të mbeten të vlefshme.” Për më tepër, qeveria e Vjenës ka trefishuar shumën e parave në dispozicion për kompanitë që miratojnë politika të punës me kohë të pjesshme. Ministri i Financave Gernot Bluemel dhe Ministrja e Punës Christine Aschbacher kanë njoftuar një rritje deri në 3 miliardë euro “Puna me kohë të pjesshme e prezantuar me krizën Koronavirus ka shpëtuar rreth 400 mijë vende pune në Austri deri më tani,” u shpreh Aschbacher.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments