×
Wednesday, September 11, 2024

Koronavirus/ Gjermania mister, shumë të infektuar vdekshmëri e ulët

March 24, 2020


Pandemia e koronavirusëve duket se nuk shqetëson, të paktën për momentin, Gjermania ku virusi ka një nga vdekshmërinë më të ulët në botë dhe ku ndërhyrjet qeveritare tashmë do të ulin kurbën e infektimeve.

Nëse i referohemi buletinit të Universitetit Johns Hopkins të datës 24 Mars, numri i personave të infektuar është 27.436, ndërsa vdekjet kanë arritur në 114. Kjo do të thotë se vendi i drejtuar nga Angela Merkel aktualisht ka nivelin më të ulët të vdekshmërisë midis 10 shteteve më të prekur nga pandemia: rreth 0.3% krahasuar me 9% në Itali dhe 4.6% në Mbretërinë e Bashkuar. Përqindjet gjithsesi nuk janë të sakta sepse ato kanë të bëjnë me rastet e konstatuara me një tampon. Nëse do të shtonim qytetarët pa simptoma dhe të tjerët që kanë Covid-19 por nuk janë testuar, përqindja në fjalë do ishte akoma më e ulët. Kujtojmë që virusi ka infektuar mbi 350,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 16,000 në të gjithë botën që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Rreth një e treta e këtyre vdekjeve kanë qenë në Itali.

Nëse do ta krahasonim Gjermaninë me rastin e Italisë është befasuese sesi ndonëse të dy vendet kanë përqindjen më të lartë të qytetarëve të moshës 65 vjeç e më shumë në Evropë norma e vdekshmërisë në këto dy vende është e ndryshme. Për më tepër sipas Indeksit Global të Shëndetit Bloomberg, italianët gjithashtu kanë një mënyrë jetese më të shëndetshme se gjermanët gjë që deri më tani nuk justifikon përqindjen shumë më të lartë të vdekshmëris nga Covid-19 në Itali.

Pavarësisht kësaj profesionistët janë të rezervuar për të nxjerrë përfundime në këtë fazë. “Është shumë herët të thuhet nëse Gjermania është më mirë e përgatitur nga pikëpamja mjekësore për pandeminë Covid-19 sesa vendet e tjera,” u shpreh Marylyn Addo, e cila drejton departamentin e sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit në Hamburg.

Megjithatë nëse analizojmë moshën e të infektuarve evidentohet njç diferenca që mund të bëjë që situata të ndryshojë së shpejti. Siç raporton Bloomberg në Itali, 74% e atyre që kanë testuar pozitiv janë mbi 50 vjeç. Në Gjermani, 82% e rasteve janë persona nën moshën 60 vjeç. Perspektiva që epidemia të kalojë tek të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar, shqetëson disa ekspertë gjermanë. “Ne jemi vetëm në fillim të epidemisë,” paralajmëroi Lothar Wieler, autoriteti gjerman i shëndetit publik. Sipas mendimit të Wieler, vendi i tij ka pasur kohë për të përgatitur strukturat spitalore për të çliruar shtretërit, stokun e pajisjeve dhe rishpërndarë stafin. Për më tepër, janë kryer shumë testime në vend, disa madje edhe për pacientë në momentin që ndodheshin në makinën e tyre, madje edhe për ata që kishin simptoma të buta por që kishin qenë në të kaluarën në zona në rrezik ose në kontakt me disa raste të dyshuara, dhe kjo ka lejuar sipas Weiler “ të kemi një fotografi më saktë, në krahasim me vendet që bëjnë më pak tampone ose në çdo rast vetëm në një mënyrë më të synuar dhe nëpër spitale”.

Dhe kjo strategji sipas autoriteteve shëndetësore në vend, do të sjellë fryte, deri në atë pikë sa kurba e pikës së ngjitjes tashmë do të rrafshohet. Kreu i shëndetit publik të vendit e njoftoi atë, sipas të cilit, tendenca rritëse në numrin e rasteve Covid-19 duket se do të stabilizohet, pjesërisht falë masave të distancës  sociale të vendosura për t’u marrë me emergjencën. “Ne po shohim shenja që kurba e rritjes eksponenciale po rrafshohet pak. Por unë do të jem në gjendje ta konfirmoj përfundimisht këtë prirje të Mërkurën, ” u shpreh Wieler shumë i rezervuar në parashikimet e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments