×
Wednesday, October 16, 2024

Kopshti “Lidhja e Prizrenit” vlerësohet me çmimin ndërkombëtar të arkitekturës

April 2, 2022


Kopshti i ri “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, pjesë e Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, ka fituar çmimin ndërkombëtar të arkitekturës: “BigSEE Architecture Award 2021”. Lajmin e ka ndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale vetë Kryeministri Edi Rama, i cili nënvizon faktin se projekti është vlerësuar si ndër më të bukurit e arkitekturës moderne europiane.

“Duke u cilësuar si një nga ndërtesat bashkëkohore mësimore më të bukura të ndërtuara në Europë vitin e shkuar, në përshtatje me kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, kopshti i ri i Rindërtimit, “Lidhja e Prizrenit”, ka fituar çmimin ndërkombëtar të arkitekturës: “BigSEE Architecture Award 2021,” shkruan Rama.

Në përshkrimin e “BigSEE Architecture Award 2021,” evidentohet fakti se hapësirat bashkëkohore mësimore përshtaten me nevojat e fëmijëve. “Për më tepër, ndarëset e klasave janë prej xhami për të lehtësuar hapjen dhe komunikimin vizual dhe fizik, me oborrin e brendshëm.”

Një tipar tjetër dallues është fasada.Për shkak se siti është afër banesave rezidenciale, fasada me dy lëkurë mundëson privatësinë e kërkuar dhe ofron një pikë referimi vizuale në zonë. Fasada dhe oborri ndikojnë në mënyrën se si dritat natyrore hyjnë në ndërtesë dhe kontribuojnë në ajrosjen natyrale. Ngjyrat e fasadës përfaqësojnë lojën e karakterit të ndërtesës, duke tërhequr interesin dhe angazhimin e fëmijëve.




Comments are closed.