×
Wednesday, August 12, 2020

Konventa e Demokratëve në SHBA, Balla ftohet të marrë pjesë në Forumin e Liderave Ndërkombëtar

August 12, 2020

Ndërkohë që pandemia e vazhdueshme po sfidon zgjedhjet dhe proceset demokratike globale, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e saj të parë virtual për pjesëmarrësit ndërkombëtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla është ftuar të marrë pjesë në këtë Forumin që do të mbahet me datë 17-20 gusht që përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ftesën për të marë pjesë në këtë forum e ka marë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Sipas Ballës, ky forum do t’u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike.

Edhe pse virtual, Forumi i Demokratçve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele  mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet“, shkruan Balla.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për