×
Thursday, October 6, 2022

Kontradiktat e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë

August 15, 2022

Nga Pierre Haski

“France Inter”

Historianët e luftës në Ukrainë, do ta kenë shumë vështirësi të shpjegojnë pas shumë vitesh, se përse Gjermania i pagoi Rusisë mbi 10 miliardë dollarë për blerje karburanti edhe pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, e pasuar nga Italia dhe Holanda me nga 8 miliardë dollarë,dhe Franca me 4 miliardë dollarë.

Nga njëra anë, Perëndimi ka vendosur sanksione ekonomike për ta ndëshkuar agresionin rus, por nga ana tjetër ka rimbushur me para arkat e agresorit. Nga këto shifra, del shumë qartëvështirësia e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Së pari, është e qartë se kjo luftë nuk ishte një nga skenarët e mundshëm të vlerësuar nga evropianët, të cilët kanë lidhje të ngushta, por edhe një varësi të fortë energjetike nga Rusia. Madje Evropa mendonte se këto shkëmbime tregtare shumë të gjera, do ta bënin të pamundur luftën.

Njëlloj siç kishte ndodhur midis Francës dhe Gjermanisë kur u krijua Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian. Për më tepër, këto shifra tregojnë edhe vështirësinë e riorientimit të shpejtë të flukseve të energjisë. Gjatë muajve të ardhshëm, Evropa do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, dhe paralelisht me to edhe miliarda dollarë në Rusi.

Kjo është vetëm një nga kontradiktat në politikën e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi dhe aleatët e tij perëndimorë në 6 faza pas 24 shkurtit, efektiviteti i të cilave është në qendër të debateve. Në një fjalim të botuar më 3 korrik në gazetën franceze “Journal du dimanche”(Gazeta e së Dielës), Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme JosepBorrel e mbrojti efektivitetin e sanksioneve.

“Ato kanë filluar tashmë t’i bëjnë të ndjeshme efektet e tyre, dhe kjo vetëm sa do tëpërshkallëzohet gjatë muajve të ardhshëm”– shkruante ndër të tjera ai. Borrel përmendi reduktimin gradual të përdorimit të hidrokarbureve ruse, faktin që sanksionet po e kufizojnë aftësinë e Rusisë për të prodhuar raketa që kanë një saktësi të madhe, por edhe kujdesin e treguar nga Pekinit në lidhje me dërgesat në Rusi të produkteve të teknologjisë së lartë, për shkak të frikës se mos i nënshtrohen sanksioneve perëndimore.

Por një nga dobësitë e këtij mekanizmi, lidhet me faktin se sanksionet janë të njëanshme, dhe nuk vendosen nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Kjo është e pashmangshme, duke pasur parasysh se Rusia ka aty të drejtën e vetos. Por pasoja është se masat janë vullnetare dhe jo të detyrueshme.

Kjo do të thotë se asgjë nuk i pengon vendet e treta të vazhdojnë të bëjnë tregti me Rusinë,dhe disa qeveri nuk e kanë privuar veten nga kjo mundësi. Mjafton të përmendim mbi të gjitha Indinë, kryeministri i së cilës Narendra Modi u ftua javën e kaluar në samitin e G7.

Që nga fundi i shkurtit, ky vend ka rritur ndjeshëm importet e naftës ruse, të blerë me njëçmim të reduktuar. Po ashtu India ka importuar sasi të mëdha të qymyrit rus duke paguar në juan, monedhën kineze.

Rreziku është se mund të shfaqet një botë paralele, e aftë të pakësojë ndikimin e sanksioneve në sistemin e pagesave SWIFT, ku përdoret dollari, në favor të monedhës kineze. Sigurisht qëky nuk do të ishte efekti i dëshiruar…

Një shembull tjetër i kompleksitetit të çështjes:një anije plot me drithë u nis nga një port ukrainas i kontrolluar nga Rusia, duke mbërritur në një port turk. Ukraina akuzoi Rusinë për vjedhje dhe i kërkoi Turqisë, një vend i NATO-s, të mos ishte bashkëpunëtore në këtë akt.

Më 3 korrik, Turqia e bllokoi dërgesën për të kryer disa hetime. Ky rast do të jetë një test i rëndësishëm. Përdorimi i sanksioneve ekonomike, për të shmangur apo dhënë fund konflikteve të armatosura, u legjitimua mbi një shekull më parë, pas Luftës së Parë Botërore. Por sot është e qartë, sidomos kur agresori është një fuqi e madhe, se sanksionet mund të jenë të nevojshme, por sigurisht jo të mjaftueshme për ta ndalur luftën.



Comments are closed.