Kompania më e madhe në rajon e grumbullimit të fruta-perimeve ‘Doni Fruits’ merr pjesë në ‘Expo Dubai 2022’


Kompania e grumbullimit të fruta-perimeve ‘Doni Fruits’, e cila është një ndër qendrat më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe eksportin e prodhimeve bujqësore merr pjesë këtë vit në Expo Dubai 2022, i cili mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Doni Fruits” është bashkuar në krijimin e një bote të re në ekspozitën më të madhe të shkëlqimit të arritjeve njerëzore. Doni Fruits mund ta vizitoni në pavilionin e Shqipërisë nga data 26.02.2022 deri më 01.03.2022 një panair botëror, i cili do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Panairi do të mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me syninmin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.
Nëntemat kryesore të EXPO 2022 DUBAI do të jenë: Mundësi (Opportunity), Levizshmëri (Mobility) dhe Qëndrueshmëri (Sustainability) duke shërbyer si platforma që nxitin kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin global.

Eunews.al
