×
Monday, December 6, 2021

Komiteti i Ekspertëve vendos: Dozë e tretë për qytetarët mbi 60 -vjeç

October 22, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një mbledhje të sotme ka vendosur që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.

Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

“Komiteti i Ekspertëve vendos që personat që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë. Që nga data 1 nëntor. Fëmijët që janë 16 plus do ftohen për vaksinim.” Tha Mira Rakacolli.

Eunews.al

Comments are closed.