Komisioni i Ligjeve miraton propozimet e opozitës për ndryshimet Kushtetuese. Hapen listat



Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit votuan nen për nen
duke miratuar me konsensus pa asnjë votë kundër ndryshimet
Kushtetuese të cilat konsistojnë që në zgjedhjet e ardhshme
parlamentare, partitë do të shkojnë para votuesve me lista të
hapura. Tashmë që nisma është miratuar në tërësi, është Kuvendi ai që do
të japë votën përfundimtare për këto ndryshime Kushtetuese.
Debatet në Komisionin e Ligjeve:
Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk
shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që
ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i
propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm
parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë
% e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.
Myslym Murrizi: Do donim të merrnim nga mazhoranca garancinë që
prag kombëtar me këtë sistem do të jetë pragu natyral i çdo qarku, ç’ka
do të thotë askush nuk privohet nga mandati i drejtpërdrejtë. Prag
kombëtar pa prag, pa shifër është evaziv, nul me këtë sistem. Nuk është
nevoja ta sanksionojmë në Kushtetutë, por mazhoranca të garantojë që
prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku.
Alket Hyseni: E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet
në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të
bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione.
Elena Xhina: Nuk mund të vendosim në Kushtetutë çdo hollësi që u
takon parimeve kryesore. Neni 64 është një garanci që duhet të
qëndrojë në Kushtetutë. Të nisim tashmë miratimin nen dhe të
përfundojmë punën që kemi nisur.
Adnor Shameti: Pragu të jetë natyral për cdo qark dhe në kodin
zgjedhor, shpreh sigurinë time se kjo është mënyra e vetme për ta
legjitimuar. Pra pragu të jetë natyral i zgjedhjes.
Rudina Hajdari: Për mua kjo është e rëndësishme që jep garanci që
listat të jenë 100% të hapura. E rëndësishme është që për një kohë të
gjatë të kemi këtë parim dhe garanci që cdo parti të shkojë drejt rrugës
së hapjes së listave deri në limitin që ka dëshirë.
Vasilika Hysi: Pra kemi diskutuar cështjen e pragut kombëtar dhe
nëse në Kushtetutë duhet të parashikojmë detajet. Pragu kombëtar nuk
duhet te ndikoje te mandati tues.
Klotilda Bushka: Niveli i pragut do të lihet për t’u përcaktuar në Kodin
Zgjedhor. Në Kushtetutë do të vendosim çështjet parimore. Por edhe
Kodi miratohet me shumicë të cilësuar dhe e njëjta praktikë të vendoset
bashkërisht. Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në
Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të
garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore.
Andi Përmeti: Pragu natyral rajonal është ndryshim pozitiv. Të
sanksionohej në kushtetutë hapja 100% e listave.
Edmond Stojku: Jemi në fazën e miratimit përfundimtar. Unë jam
dakord.
Spartak Braho: E vlerësoj si një ditë të shënuar pas masakrës që
ndodhi në 2008 me Kushtetutën, është një parathënie shumë e mirë e
ndryshimit të kushtetutës në këtë pikë, që ne biem dakord për ta bërë
këtë ndryshim. Unë shpreh dakordësinë time me tërë projektin e
paraqitur.
Ralf Gjoni: Ka një zhvillim pozitiv sot me propozimet e riformuluara
dhe mendoj që shkojmë drejt heqjes së listave të mbyllura. Nuk
specikohet hapja e listave në nen dhe cfarë garanton lista të hapura në Kod Zgjedhor? Ju kërkoj ndjesë por desha thjesht për të konrmuar?
Nëse votohet do të jetë tore historike.
Eunews.al

