×
Sunday, January 24, 2021

Komisioni Europian propozon strategji të koordinuar antiterrorizëm

December 10, 2020

Duke u nisur nga sulmet e fundit terroriste, Komisioni Europian paraqiti sot një paketë iniciativash për të rritur përpjekjet antiterrorizëm.

Pas sulmeve në Vjenë, Nisë dhe Dresden gjatë muajve të fundit, një numër vendesh të BE-së kanë bërë thirrje për ndarje më të plotë dhe më të shpejtë të të dhënave për personat që konsiderohet se paraqesin një rrezik për sigurinë.

“Sa më të koordinuar të jemi, aq më të sigurt jemi”, shkroi në Tëitter eurokomisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Një nga pjesët më të diskutueshme të sugjerimeve të Komisionit janë planet për t’u dhënë autoriteteve qasje në biseda të koduara në platforma të tilla si “Signal” dhe “Telegram”, të cilat ekzekutivi i BE-së i konsideron thelbësore në hetimin e terrorizmit dhe të krimit.

Aktivistët janë të shqetësuar se kjo mund të shkelë të drejtat e privatësisë.

Kreu i aplikacionit për mesazhe “Threema”, Martin Blatter paralajmëroi muajin e kaluar se dhënia e aksesit ishte teknologjikisht e pamundur.

KE sqaroi në një njoftim për shtyp se po kërkon një qasje që ruan efikasitetin e deshifrimit në mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së komunikimeve, ndërkohë që ofron një përgjigje efikase ndaj krimit dhe terrorizmit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për