Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Varhelyi i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë
Kuvendi mblidhet sot në orën 16:00 në seancë plenare.
Në seancën e sotme në Kuvend do të mbajë një fjalë përshëndetëse Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.
Kuvendi më pas do të vijojë me shqyrtimin e projektligjeve në rendin e ditës.
Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar””.
Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët”.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni”.
Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për gjendjen civile” të ndryshuar”.
Eunews.al