Komisioneri i BE për Zgjerimin, Varhelyi nis vizitën në Ballkan, të mërkurën vjen në Shqipëri
May 3, 2021



Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka nisur sot vizitën ën Ballkan, ku zot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd.
Bëhet me dije se të martën zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Ndërsa mësohet se të mërkurën ai do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.
Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments