×
Sunday, May 18, 2025

“Koha të ringjallim turizmin”, Von der Leyen: KE propozon që qytetarët e vaksinuar të udhëtojnë drejt BE

May 3, 2021


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha shpresë se do të ringjallet turizmi në BE dhe marrëdhëniet miqësore ndërkufitare, në mënyrë të sigurt.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, kryekomisionerja shkruan se BE rekomandon rinisjen e udhëtimeve të vizitorëve të vaksinuar kundër COVI-19, si dhe qytetarëve të cilët vijnë nga vende me situatë shëndetësore të mirë, sa i përket pandemisë.

Ajo gjithashtu paralajmëron se nëse shfaqen variante të reja të COVID-19, Bashkimi Evropian do të veprojë menjëherë me shpejtësi.

Bashkimi Evropian po punon edhe për krijimin e një certifikate COVID, përmes së cilës do të bëhet i mundur udhëtimi më i lehtë i qytetarëve, pasi do të shërbejë si një provë vaksinimi.

Vendet anëtare, mund të pranojnë vizitorë të cilët kanë marrë një nga dozat e vaksinave të aprovuara në Agjencia Evropiane e Barnave.

Komisioni u shpreh gjithashtu se mund të lejohen edhe qytetarët të cilët kanë bërë nja nga vaksinat e aprovuara nga OBSH.

Pavarësisht se niveli i infektimeve nga virusi është i lartë, shumë vende evropiane kanë lehtësuar masat anti-COVID.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments