×
Thursday, May 22, 2025

Knaus kërkon që Ministrat e Jashtëm të caktojnë seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

May 17, 2024


Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka kërkuar nga ministrat e jashtëm që të caktojnë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Knaus thekson se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar ai.

Knaus po ashtu tha se është fatale për ministrat e jashtëm nëse sot, më 17 maj, injorojnë “formulën e Ahtisaarit për paqe, rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Knaus ka përmendur edhe propozimin e Qeverisë së Kosovës për të cilin ka thënë se është shumë i mirë, për çështjen e Asociacionit të lidhur me anëtarësimin në Këshill.

Agjenda për takimin e 16 e 17 majit e ka lënë Kosovës jashtë rendit të ditës.

Zëdhënësi i KiE Daniel Holtgen, ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave dhe se për momentin nuk dihet se kur mund të jetë./KosovaPress/




Comments are closed.