×
Thursday, October 6, 2022

Kissinger: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën

August 14, 2022

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger deklaroi se Uashingtoni zyrtar ka refuzuar diplomacinë tradicionale. Sipas tiij, në mungesë të një lideri të madh, bota e ka sjellë botën në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për Ukrainën dhe Tajvanin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për një çështje që jemi pjesërisht krijuesit e saj, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kriza apo ku do të na çojë ajo”, tha ai për “Wall Street Journal”.

Ai theksoi se liderët modernë amerikanë e shohin diplomacinë si diçka për të cilën duhet të kenë marrëdhënie personale me armikun, të përpiqen të konvertojnë ose dënojnë bashkëbiseduesit e tyre dhe nuk përpiqen të kuptojnë mendimin e tyre.

Kissinger beson se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë një ekuilibër mes vetes, Rusisë dhe Kinës. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të rrisin tensionet.



Comments are closed.