Kina: Palestina të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-së
April 18, 2024



Kina mbështet Palestinën për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.
Wang, në konferencën diplomatike të Pekinit, deklaroi gjithashtu se “konflikti izraelito-palestinez ka rezultuar në një fatkeqësi humanitare”.
”Një armëpushim pa kushte dhe mekanizëm ndihmës humanitar duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi ai.
”Situata atje është serioze dhe kërkon shpërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës”, deklaroi Wang Yi.

