×
Saturday, April 19, 2025

Kim uron në shqip nga shtëpia e Pavarësisë në Vlorë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

November 28, 2021


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur shtëpinë e pavarësisë në Vlorë për të uruar 28 Nëntorin në gjuhën shqipe.

Kim shprehet se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë.

Ambasadorja thekson se asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar!”, thekson ambasadorja amerikane.

Eunews.al




Comments are closed.