×
Saturday, February 4, 2023

Kim: Të kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në partneritetin SHBA-Shqipëri

December 4, 2022


“Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë”, u shpreh sot Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim me anë të një videomesazhi.

“Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Warren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925. 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA”, theksoi Kim.

“Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori”, shtoi Kim.

“Është gjithashtu e rëndësishme të njohim dhe kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë partneritet, amerikanë dhe shqiptarë, si dhe të gjithë ata që ishin aty në fillim, si zoti Grant-Smith”, tha Kim.

“Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!”, nënvizoi ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim



Comments are closed.