Kim takohet me Sorecën: Bashkëpunimi i SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë më i fortë se kurrë



Bashkëpunimi midis SHBA-së dhe BE-së në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë. Kështu ka bërë me dije ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme më ambasadorin e BE-së në vendin tonë Luigi Sorecën
Teksa ka renditur sfidat që e presin vendin tonë, si zbatimi i reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit dhe integrimit i vendit drejt BE-së, Kim nënvizon se SHBA dhe BE po bashkëpunojnë në mbështetje të Shqipërisë, ku thotë se të dy pajtohen në këtë pikë.
Postimi i Yuri Kim në Tweet
“Shumë sfida, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurtë: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi se bashkëpunimi i SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”.- shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Më herët Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri Urszula Gacek, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku theksoi se edhe SHBA do të ketë vëzhgues
Eunews.al

