Kim: Nga 1 prilli viza turistike apo biznesi për në SHBA zgjatet nga tre në 10 vjet



Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim deklaroi sot se nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në 10 vjet.
Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan lajmin e rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.
Në mesazhin e saj, ambasadorja Yuri Kim shprehet se “ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kamë kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm, që besojë sot t’i sjellë amerikanët dhe shqiptarët akoma dhe më afër së bashku”.
“Çdo vit, shumë e më shumë shqiptarë po vizitojnë Shtete e Bashkuara, ashtu si gjithnjë e më shumë amerikanë po vizitojnë Shqipërinë. Tashmë do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjet në Amerikë të shohin vendin tonë dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga 1 prilli, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në 10 vjet. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësinë të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2031. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara. Shpresoj që të gjejmë akoma dhe më shumë mënyra për të ofruar shqiptarë dhe amerikanë së bashkua. Ne presim me kënaqësi që t’ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara dhe presim me kënaqësi dhe 100 vite të tjera si miq. Faleminderit”, tha Kim.

