×
Wednesday, September 28, 2022

Kim: Kemi përgjegjësi për të trajtuar sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës

September 22, 2022

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndau sot në rrjetet sociale foton e takimit në Nju-Jork të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa informoi mbi  prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Asamblenë e 77-të të Përgjithshme të OKB-së.

“Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri Edi Rama ndodhen në Nju-Jork këtë javë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së së bashku me liderë të tjerë botërorë. Si vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës”, shkruan Kim.

Ambasadorja Kim u shpreh se prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Asamblenë e 77-të të Përgjithshme të OKB-së përfshijnë gjithashtu luftën kundër pasigurisë ushqimore, avancimin e shëndetit global dhe të sigurisë shëndetësore globale,  respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të ardhmen e OKB-së.



Comments are closed.