×
Friday, March 28, 2025

Këshilltarët e lartë të Trump: Ideja e trupave amerikane në Gaza fanatazi, edhe Trumpit iu bë e qartë se ishte e pamundur

February 6, 2025


Disa këshilltarë të presidentit amerikan, Donald Trump, thanë se prisnin që ideja e dhënë për Gazën të shuhej në heshtje, pasi Trumpit iu bë e qartë se ishte e pamundur.

Zyrtarët e lartë, të cilët folën në kushte anonimiteti për të përshkruar diskutimet e ndjeshme, i thanë New York Times se ata ende po përpiqeshin të kuptonin gjenezën e idesë dhe e konsideronin atë fantazi edhe për zotin Trump.

Dy njerëz të afërt me Trump këmbëngulën se ishte vetëm ideja e tij; njëri tha se nuk e kishin dëgjuar kurrë të përmendte përfshirjen e trupave amerikane përpara të martës.




Comments are closed.