×
Monday, July 20, 2020

Këshilli Politik, Rama: Hapja e listave nuk ndalon koalicionet. Do bëhen si në çdo vend të Europës

July 20, 2020

Këshilli Politik për reformën Zgjedhore po vijon ende mbledhjen e cila nisi sot në orën 11:00 për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhje mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që opozita të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Gjithashtu mësohet se shefi i qevrisë është shprehur se nuk i ka votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe se PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën.

“I qëndrojmë marreveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për tu miratuar duhen votat ne Kuvend qe ne si mazhorance nuk i kemi. Ne bisedimet me opoziten parlamentare kemi dakordesuar per hapjen e listave. Ajo cka kerkojme eshte hajdeni ulemi dhe me sa me shume dakordesi te reflektojme ne kod kete sanksionim te hapjes se listave qe vjen nga ndryshimi kushtetutes.

Ne nuk ndryshojme as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gje eshte qe po hapim listat. Edhe per hapjen e listave hajdeni ulemi nese keni ndonje mendim se si te garantojme kuoten gjinore sa me mire.

Nuk ndalojme koalicionet por forme grupimi qe te mundesoje hapjen e listave dhe te mos nderlikoje administrimin. Korrektimi ne kod i perket vetem pjeses se hapjes se listave dhe nuk cenon permbajtjen e dokumentit. Pra nuk u ndalon njeri te beni aleancat tuaja. Por ne nje koalicion sic i ben gjithe evropa dhe jo si modeli yne i deritanishem qe se ka askush”, është shprehur Rama.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për