×
Monday, December 6, 2021

Kerry: Bota nuk mund të braktisë objektivin për kufizimin e ngrohjes globale

November 12, 2021

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndryshimet klimatike, John Kerry deklaroi sot se, bota nuk mund të braktisë objektivin për të kufizuar ngrohjen globale deri në 1.5 gradë Celsius, ndërsa e konsideroi shpenzimin e parave për subvencionet e karburanteve fosile si çmenduri.

Kerry tha se, “këto subvencione duhet të hiqen, ne jemi prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në botë dhe ne kemi disa nga ato subvencione dhe presidenti Biden ka miratuar legjislacionin për t’i hequr qafe ato”.

“Ne po luftojmë çdo vit për të gjetur para, por gjatë pesë apo gjashtë viteve të fundit, 2.5 trilion dollarë u përdorën për subvencione për karburantet fosile. Ky është përkufizimi i çmendurisë”, shtoi ai.

“Ne po lejojmë të ushqejmë një problem, për të cilin po bëhen përpjekje që të ndreqet. Kjo nuk ka kuptim.”

Kerry tha se, “ndryshimi i klimës përbën një krizë ekzistenciale, dhe kështu bota duhet të veprojë në përputhje me rrethanat, ndërsa ndotësit më të mëdhenj duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe për trajtimin e krizës klimatike”.

Ai shtoi se, “për të shmangur pasojat më të këqija të krizës klimatike, ne duhet të veprojmë tani duke u bazuar në Marrëveshjen e Parisit”. 

Eunews.al

Comments are closed.