×
Friday, October 22, 2021

Kërkoi pezullim të dënimit me 2 vite burg/ GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

October 14, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela i cili pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi të mos i pranojë argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Ish-kryeprokurori Adriatik Lllalla i dënuar me 2 vite burg është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Llallën duke qenë se ky i fundit nuk është gjendur në Shqipëri dhe ka informacione se ndodhet jashtë vendit.

Ditën që GJKKO e dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, SPAK nxori urdhrin për arrestimin e tij dhe policia i shkoi në shtëpi për të njoftuar zyrtarisht familjarët, si dhe duke i dhënë disa ditë kohë Llallës që të paraqitej. Sakaq Llallës i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Eunews.al

Comments are closed.