×
Wednesday, March 22, 2023

KE: Të gjitha familjet në BE me 5G deri në 2030

March 10, 2021




Deri në vitin 2030, të gjitha familjet e BE-së duhet të kenë lidhje me shpejtësi të lartë dhe të gjitha zonat e populluara duhet të mbulohen nga 5G, deklaroi Komisioni i BE-së.

“Arritja e lidhjes 5G deri në vitin 2030 është thelbësore”, shkruan Brukseli zyrtar duke theksuar se vendet duhet të përqendrojnë investimet në lidhje të qëndrueshme të gjeneratës së ardhshme fikse, mobile dhe satelitore, e cila përfshin rrjete me kapacitet ultra të lartë, përfshirë 5G.

”E gjitha kjo me shpërndarjen e shpejtë të spektrit dhe në përputhje me sigurinë”, thekson ai.

Me synimin e ri të mbulimit për rrjetet me shpejtësi të lartë, duke përfshirë, në mënyrë specifike, 5G, Komisioni i BE zgjat objektivat e treguar për 2025, sipas të cilave të gjitha familjet europiane duhet të kenë qasje në lidhje deri në atë datë.

Sipas të dhënave fillestare të ilustruara nga Komisioni i BE-së, mbulimi 5G i zonave të populluara aktualisht është 14%.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments