KE miraton 70 mln euro për vaksinën, Soreca: BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të saj
December 28, 2020




Pas vendimit të Komisionit Europian për të miratuar 70 milion euro për vaksinën për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka ardhur reagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.
Soreca thotë se gjatë krizës se COVID dhe tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të saj.
“Gjatë krizës së COVID19 dhe post tërmetit BE ka treguar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë të privilegjuar. BE vazhdon të veprojë me këtë frymë edhe në rastin e vaksinës.
70 milion € për të mundësuar fillimin e fushatave të vaksinimit për stafin mjekesore dhe grupet më të ndjeshme sa më shpejt të jetë e mundur me kontributin e drejtpërdrejtë të vaksinave nga Shtetet Anëtare të BE”, shkruan Soreca.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments