×
Tuesday, December 16, 2025

KE: Financim për rrjetin e ri të energjisë elektrike Baltik-BE

October 2, 2020


Komisioni Europian do të investojë 720 milionë euro (844 milion dollarë) për të lidhur rrjetet elektrike të vendeve baltike me rrjetin e Bashkimit Europian, në një përpjekje për të ulur varësinë e tyre nga Rusia, njoftoi sot ekzekutivi i BE-së.

“Paratë do të shpenzohen kryesisht për ndërtimin e një kablli elektrik, që lidh Poloninë dhe Lituaninë përmes Detit Baltik”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, duke e quajtur atë një “lidhje harmonie”.

“Kjo do të zvogëlojë varësinë e tepruar të rajonit dhe mbështetjen e tepërt në një burim të vetëm të importeve të energjisë, duke e lidhur atë në harmoni të plotë me pjesën tjetër të Bashkimit Europian”, shtoi ajo.

Në vitin 2018, të tre Vendet Baltike, së bashku me Poloninë, nënshkruan një marrëveshje me BE-në për të lidhur të gjitha sistemet elektrike të Baltikut me Rrjetin Europian Kontinental përmes Polonisë deri në vitin 2025.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments